Vrau 78 gra, vrasësi serial rus kërkon të lirohet nga burgu për të luftuar kundër Ukrainës

schedule11:49 - 16 Janar, 2023

schedule 11:49 - 16 Janar, 2023

Një nga kriminelët më gjakftohtë të Rusisë, i cili është në burg për vrasjen e dhjetëra grave të moshës 18 deri në 50 vjeç, i ka kërkuar qeverisë që lirohet për të luftuar kundër Ukrainës, sipas Daily Mail.

Tani 58 vjeç, Mikhail Popkov, i cili është mbiquajtur “Ujku” dhe “Maniaku i Angarskut”, shpreson të përfitojë nga një programi i Putinit që lejon kriminelët e dënuar të bëhen mercenarë në Ukrainë në këmbim të një faljeje pas gjashtë muajsh.

Popkoff, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, përdhunoi shumicën e viktimave të tij përpara se t’i vriste duke përdorur sëpata, thika, kaçavida dhe sende të tjera të mprehta.

Edhe pse ai është dënuar për 78 vrasje, burimet e policisë ruse besojnë se numri aktual i viktimave të tij mund të jetë deri në 200 gra. Pavarësisht natyrës së neveritshme të krimeve të tij, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror ta intervistonte në burg, nga ku ai bëri thirrje për t’u liruar për t’u bashkuar me ushtrinë e Putinit, duke pretenduar se përvoja e tij e shërbimit në Ushtrinë e Kuqe mund të jetë shumë e dobishme.

Sipas Daily Mail, mijëra të dënuar tashmë e kanë përdorur këtë metodë për të fituar lirinë e tyre. Popkov madje befas filloi të rrëfejë edhe më shumë vrasje, në përpjekjen e tij për të fituar një vend në ushtrinë mercenare të Wagnerit, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, ‘shoku’ i Putinit”, shkruan gazeta britanike.

Në intervistën e tij në televizionin shtetëror rus, Popkov tha se ëndrra e tij është të bashkohet me ushtrinë ruse dhe të luftojë kundër Ukrainës, raporton abcnews.al.

“Nuk do të nguroja ta bëja”, tha vrasësi serial. “Edhe pse kam qenë në burg për një dekadë, nuk mendoj se do ta kisha problem të mësoja gjëra të reja”, tha ai.

Vrasësi u përpoq të tregonte në intervistë se dëshira e tij për të luftuar ishte e madhe, duke thënë se “kjo nuk është një lojë, jo ndonjë libër fantastik me superheronj”. Popkov përhapi terror nga 1992-2010 në qytetin e tij të lindjes, Arngarsk, të cilin ai tha se donte ta “pastronte nga prostitutat”.

Psikologët që ekzaminuan Popkoff pas arrestimit të tij e diagnostikuan atë me “tërbimin e një vrasësi”, por krimineli u konsiderua i ndërgjegjshëm për veprimet e tij dhe i përshtatshëm për t’u gjykuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!