Një ditë më parë 55-vjeçari Shefqet Hasa mbeti i vrarë në Kamëz pas një sherri të ndodhur për një kanal, ndërsa Besim Keça 50-vjeç mbeti i plagosur.
Autori, 70-vjeçari Maliq Marku në dëshminë e tij të dhënë në polici ka thënë se është ndjerë i kërcënuar pasi ishte i vetëm në banesë.
Sipas tij ai donte të ndiqte rrugën ligjore sipas ujësjellës kanalizimeve Kamëz, ndaj kishte bërë edhe kërkesën. Gazetari Ervin Leka tha për ABC se para oficereve te policisë ai është shprehur se është kërcënuar nga viktima dhe i plagosuri, pasi sipas tij i kanë shkuar në banesë dhe e kanë kanosur duke i thënë se “nuk ka asnjë shans të bëjë kanalin”. Gjithashtu 70-vjeçari ka shtuar se nga gjaknxehtësia ka marrë armën dhe i ka qëlluar.
/abcnews.al/