Vrau 25-vjeçarin në Vlorë, kush është autori i arrestuar, i njohur si grabitës serial

schedule10:30 - 25 Gusht, 2021

schedule 10:30 - 25 Gusht, 2021

Bledar Selmanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, i janë vënë prangat për shkak se akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, vrasje kjo e ndodhur në Babicë të Vlorës 5 ditë më parë.

LEXO EDHE: Zbardhet vrasja në Babicë të Vlorës, arrestohet në “Bllok” autori, pistoletën e groposi në oborr

Mësohet se autori i këtij krimi të rëndë është arrestuar në zonën e “Bllokut” në Tiranë, ndërsa policia i ka gjetur në banesën e tij në Vlorë edhe armën e krimit. Sipas policisë Bledar Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën, ndërsa kanë shkuar bashkë deri në fshatin Babicë ku më pas edhe e ka ekzekutuar.

Por kush është Bledar Selmanaj?

39-vjeçari, 9 vite me parë ra në prangat e policisë. Ai akuzohej si një grabitës serial në qytete të ndryshme të vendit.

Bledar Selmanaj vërtetohet se ka kryer 3 vjedhje në Gusht, 2 në Korrik të vitit 2012 dhe një tjetër në maj në Tiranë. Gjithashtu dokumentacione mbi aktivitetin e tij kriminal mësohet se ka nisur edhe Fieri dhe Vlora./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!