Vrau 25-vjeçarin në Shkodër, mbërrin në gjykatë Mark Kodra

schedule12:16 - 31 Maj, 2021

schedule 12:16 - 31 Maj, 2021

Mbërrin në gjykatën e shkallës së parë Shkodër, 47-vjeçari Mark Kodra, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Emiljan Ndou.

Lexo edhe: Si ndodhi vrasja në Shkodër, reagon policia: Në afërsi të një kalçetoje

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur të premten në Bleran të fshatit Bardhaj në Shkodër. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Lexo edhe: Vrau 25-vjeçarin në Shkodër, flet autori: Nuk e duroja dot më, ma solli te hunda

Ndërkohë para grupit hetimor, pasi u arrestua autori pranoi krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më.

“Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava,” ka thënë Kodra.

/abcnews.al/