Vrau 19-vjeçaren shqiptare, autori ende në arrati, reagon ashpër modelja Emina Cunmulaj

schedule09:26 - 3 Tetor, 2021

schedule 09:26 - 3 Tetor, 2021

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, është një nga personat që ka reaguar ashpër për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare në Tuz të Malit të Zi.

Shejla Bakija, 19-vjeç nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e babait të viktimës. Plumbat i kanë marrë jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa babai ka mbetur i plagosur. Autori Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Lexo edhe: “Ta kapim përbindëshin”/ Vrasja e shqiptares në Tuz, qytetarët e Malit të Zi dalin në protestë

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12:00, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga partneri i saj, me breshëri armësh në Tuz.

Lexo edhe: 19-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga bashkëshorti në shtëpinë e saj, vdes edhe gjyshja, plagoset i ati

“Çohu malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, është një nga thirrjet për protestë.

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në banesën e familjes së Sheila Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i ka dalë përpara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!