Vrau 14-vjeçarin Martin Cani/ Mario Përlleshaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

schedule10:40 - 14 Mars, 2025

schedule 10:40 - 14 Mars, 2025

Mario Përlleshaj, i cili mbahet i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përlleshaj, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masave të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda, por ende nuk ka caktuar një datë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!