Gazetarja e ABC News, Etleva Delia thotë se vëllezërit Çopja bëjnë pjesë në një organizatë të fuqishme kriminale.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Delia u shpreh se sipas të dhënave, dy prej vëllezërve, ndodhen në Dubai.
Sipas Delisë, pasuria e tyre, jozyrtarisht llogaritet në 200 milionë euro.
“Dyshohet se bëhet fjalë për organizatë të fuqishme kriminale, është ndër më të rrezikshmet. Janë 3 vëllezër, në kërkim është shpallur Hajdar Çopja, rolin kryesor e ka Franc Çopja, personazh që e kemi hasur më shpesh. Ai aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë. Ka të dhëna që ndodhen në Dubai, kanë pasur aktivitet edhe në Marok. Nga dëshmitë e rivalit të tyre, Erion Alibej, ai ka zbërthyer aktivitetin e vëllezërve Çopja. Nga verifikimet që janë bërë, bëhet fjalë për pasuri deri në 1 milion euro, deri tani në territorin e Shqipërisë. Pjesën më të madhe të pasurisë, jozyrtarisht llogaritet 200 milionë euro, e kanë jashtë Shqipërisë. Deri tani, numërohen 4 vrasje, të jetë urdhëruar nga vëllezërit Çopja. Bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, në vitin 2018 në Elbasan, ku u vra vëllai i Alibej dhe kunati i tij. Janë vrasje që i ka rrëfyar i penduari Nuredin Dumani. Del në skenë edhe grabitja e madhe në Rinas. Dyshohet të jenë pjesë e organizimit të kësaj grabitjeje”, theksoi ajo./abcnews.al