Vrasjet me pagesë, Artan Rexhepi: Hije dyshimi mbi “zbërthimin e shpejtë” të vëllezërve Beqiraj

schedule13:28 - 5 Tetor, 2022

schedule 13:28 - 5 Tetor, 2022

Operacioni i koduar i Policisë së Shtetit ‘Porositësi’, vuri në pranga 15 persona dhe zbuloi veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve Beqiraj si vrasës me pagesë. Për mënyrën e organizimit të operacionit nga ana e Policisë së Shtetit dhe ‘zbërthimin’ e shpejtë të vrasësve me pagesë ishte i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i ngjarjeve kriminale Artan Rexhepi. Për ekspertin e kriminalistikës Rexhepi, ishte për t’u vlerësuar fakti që policia reagoi shpejt, të paktën më shpejt sesa rasti i Talo Çelës apo ai i Dumanit. Fakti që personat e arrestuar kanë një aktivitet të shumëllojshëm, do të zbulojë shumë raste të tjera të cilat kanë mbetur të pazbuluara nga ana e policisë.

Por për Rexhepin mbeten shumë pikëpyetje dhe hije dyshimi për mënyrën sesi janë kryer këto arrestime dhe nëse janë bërë në mënyrë të rastësishme, apo nëse kanë qenë në një hetim të vazhdueshëm nga forcat e rendit.

Përplasja e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradë, për ekspertin e kriminalistës Rexhepi “mund të ketë qenë e rastësishme, ose janë ndjekur nga persona që janë në dijeni për aktivitetin e tyre, janë dorëzuar dhe i janë zbërthyer policies”. Ndoshta mund të jenë ndjerë të rrezikuar për jetën, një porositës mund të t’i ketë dekonsipuruar.

Sipas ekspertit të kriminalistës puna e policisë ka rënë në parametra të frikshme.

Përsa i përket ‘personave të arrestuar, janë në nivel më të ulët se Dumani, vrasjet i kishin në nivele shumë të ulta’. Sipas tij, për vrasjet me pagesë, duhet të ketë një pjesë të veçantë në Kodin Penal, dhe masa e prerë duhet të jetë burgim i përjetshëm, dhe duhet të jenë target i punës së policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!