“Vrasjet kanë rënë në minimum historik”, Rama për Shqipërinë turistike: Kemi si detyrë të korigjojmë të tashmen

schedule17:22 - 4 Shtator, 2023

schedule 17:22 - 4 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se numri i vrasjeve në vendin tonë ka rënë në minimumin historik. Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Sociale, ai u shpreh se këtë vit deri tani si 8-mujor kanë shënuar rënien më të lartë vit më vit.

“Nuk po zgjatem me vrasjet që jo vetëm kanë rënë siç kanë bërë në çdo vit të qeverisjes sonë, por këtë vit deri tani si 8-mujor kanë shënuar rënien më të lartë historike vit më vit. 40% viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulët te viktimave në 3-vjeçarin e fundit. Gjithsesi mendje-mendje është kjo gjë”.

Sa i përket sektorit të turizmit, Rama tha se ky vit ka qene i mbarë për Shqipërinë turistike, por qeveria ka si detyrë të korigjojë të tashmen përkrah kërkesës për shërbim.

“Mirëpo, për mua dhe për ata që janë mbledhur këtu është një përpjekje për ta futur Shqipërinë në hartën e Europës politike, ekonomike dhe turistike. Është se me ata 1 milionë shqiptarë dhe bashkë me ata miliona të tjerë që na mbështesin nga larg, edhe ata miliona e miliona të huaj që po e vizitojnë këtë vend. Fal punës së tyre, në bizneset e tyre dhe që po punojnë të tjerët, po dhe ata që na duan të vdekur mua bashkë me forcë udhëheqëse për Shqipërinë Europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerr nga goja dhe katranë pa hedhur në fytyrën e Shqipërisë. Madje edhe ata katranë të huaj të cilët nuk lënë gjë pa hedhur për fytyrën e Shqipërisë janë të gjithë bashkë një shtysë e jashtëzakonshme, e pazëvendësueshme për të ecur përpara, por me këmbët në tokë.

Ky realitet është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmit dhe ku e ku më problematik se sa ai i së ardhmes. Prandaj, dhe detyra jonë kryesore është që ta ngulisim në kokë, është që domosdosmëria duhet ta ushqejë më shumë organizatës sonë. Për shembull, korrigjimi i së tashmes si “Maldivet e Europës”, e pagëzuan këtë vit të huaj që e quanin shpella. Patjetër që askush nuk do të mbyll sytë për problemet themelore që janë për t’u zgjidhur. Fjala vjen nga instruktura e Ksamilit, që u bë këtë vit simbol i Shqipërisë në mediat e huaja, apo me radhë dhe disa pika të tjera, nga Shkodra e Lezha apo Lezha e Shkodra, deri në Durrës e Sarandë. Korrigjimi i së tashmes përkon që askush mos të mbyllë hundët as te gropat e jo pak hoteleve apo resorteve turistike. Korigjimi i së tashmes kërkon që kjo forcë të mos mbyllet përkrah kërkesës për shërbim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!