Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Elbasan ku si pasojë ka humbur jetën Bujar Çela.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News se autorë të kësaj ngjarje të jenë më shumë se dy persona, ku sipas dëshmitarëve ishin të maskuar.
Ndër të tjera gazetari bën me dije se ndaj viktimës është qëlluar me katër plumba. Ngjarja ka ndodhur para një lokali, në momentin që viktima ishte nisur për në punë.
Sipas informacioneve viktima është vëllai i Talo Çelës person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për grabitjen në Rinas në vitin 2019.
LEXO EDHE: Gjendet e djegur një makinë në Elbasan, dyshimet e para
Ndërkohë pak orë pas ngjarjes një makinë është djegur e djegur në fshatin Murash të Elbasanit.
Gjithashtu në kuadër të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve policia ka gritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë. e.su./abcnews.al