Vrasje e trefishte në Prishtinë

schedule21:36 - 22 Prill, 2019

schedule 21:36 - 22 Prill, 2019

Një vrasje e trefishtë ka tronditur mesditën e sotme Prishtinën, ku një burrë ka ekzekutuar dy anëtare të familjes dhe më pas veten. Nga hetimet paraprake rezulton se autori i krimit ka qenë person me probleme mendore.

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në mesditë në Prishtinë. Dyshohet se H. Krasniqi 61 vjeç fillimisht ka vrarë gruan pastaj gruan e djalit të tij dhe së fundmi ka vrarë veten. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sy të mbesës së tij dy vjeç e cila tashmë ka mbetur pa nënë.

Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës: “Bëhet fjalë për një rast i cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje’. Kanë humbur jetën 3 persona, një burrë, një grua dhe një vajzë e lindur në vitin ‘91”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka se personi në fjalë ka qenë me problem psikike.

Imer Beka, Prokuroria Themelore e Prishtinës: “Motivet nuk i kemi zbardhur ende, por kemi marrë informacion se personi që ka bërë këtë ka qenë me probleme mendore”.

Sipas prokurorit në bazë të dëshmitarëve çifti në fjalë ishte duke ndjekur procedurat e shkurorëzimit, derisa djali me nusen nuk kanë jetuar me ta në të njëjtën banesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!