“Vrasje e porositur me pagesë”, Karamuço: Burgu i Peqinit pa drejtor prej një muaji, të burgosurit grevë për ndryshime ligjore

schedule18:28 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 18:28 - 15 Dhjetor, 2023

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj dy të dënuarve të tjerë Ilir Shaqajt dhe Arben Lleshajt.

I ftuar në “Special Report”, ai ka deklaruar se kjo ishte një vrasje e porositur me pagesë dhe për herë të parë ndodh një ngjarje e tillë në 33 vite në historinë e burgjeve.

 “Mund të them që kjo është një vrasje me paramendim, ngjan vrasje me pagesë, hera e parë që na ndodh në 33 vite në historinë e burgjeve”.

Më tej, Karamuço ka shpjeguar dhe pamjet satelitore të burgut të Peqinit.

“Kjo nuk është skemë sekrete, pamjet satelitore që i shikon i gjithë publiku. Këtu kemi dy pjesë të ndara dhe më pas kemi ambientet e 41 Bis. Godinat e tjera këtu janë më shumë të kategorisë së dytë. Pjesa më lart është ku rrinë personat me probleme shëndetësore, si spital dhe këtu kemi pasur ngjarje por shumë vite më parë”.

Sa i përket, disa nga arsyeve të përgatitjes së kësaj ngjarje në ambientet e burgut, Karamuço renditi se ky burg është pa drejtor prej një muaji. Sakaq, sipas ekspertit, të burgosurit e përjetshëm kishin paralajmëruar më herët grevë për ndryshimet ligjore.

“Kemi një moment Drejtoria e Burgut të Peqinit ishte prej një muaj pa drejtor, sepse ishte i pezulluar dhe ishte dikush tjetër i komanduar. Mendoj se u shfrytëzuan këto. E dyta, ishte i viti i ri, do përfitonin amnisti, dhe të burgosurit e përjetshëm kishin paralajmëruar grevë për ndryshime ligjore, të cilat i kanë kërkuar prej kohësh. Ka pasur dhe tentativa për arratisje, herë pas here”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!