Vrasje e dyfishtë në Kalamata/ Ekzekutohen me automatik një shtetas grek dhe një shqiptar

schedule21:50 - 5 Tetor, 2025

schedule 21:50 - 5 Tetor, 2025

Autoritetet greke janë në alarm pas vrasjes së dy personave pranë një kampingu në zonën turistike të Foinikountës, në prefekturën e Mesinisë. Viktimat janë një shtetas grek, pronar i kampingut, dhe një shtetas shqiptar, i punësuar prej tij.

Ata u qëlluan nga një i ri i panjohur, i cili, sipas dëshmitarëve, u afrua dhe i ekzekutoi me armë zjarri nga afër, më pas u largua në arrati. Pronari më parë kishte qenë shënjestër e një sulmi, por nuk kishte bërë denoncim zyrtar.

Kampingu ndodhej në funksion dhe i mbushur me pushues në momentin e ngjarjes. Policia po heton shkaqet e kesaj vrasjeje. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!