Vrasje apo vetëvrasje aksidentale? Dyshimet mbi fundin e të riut që ekzekutoi policin

schedule17:57 - 29 Shtator, 2021

schedule 17:57 - 29 Shtator, 2021

E vranë apo u vetëvra i riu që ekzekutoi n/ komisarin e policisë paraditen e djeshme në Lezhë? Dyshimet dhe hipotezat u diskutuan sot në emisionin “ABC LIVE”. Ish-deputeti Asllan Dogjani, njohës i kriminalistikës u shpreh se fotoja e trupit të autorit Aldi Rama dhe pozicion si është qëlluar të krijojnë dyshime.

“Ne mund të bëjmë një gjykim sipërfaqësor, duke parë një foto, të paktën si ekspert që jam, kam dhënë edhe një lëndë kriminalistikën, duhet të kesh disa të dhëna më shumë. Drejtimi i qitjes nga e majta në të djathtë, tregon që ose ai ka qenë “sallaks” ose në të kundërt nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje. Nuk mundet të qëllosh në krahun e majtë nëse nuk je “sallaks” dhe nuk mund të kthesh me të djathtën.

Ka shumë elementë për të dhënë një konkluzion. Ajo që unë, vërejtja ishte që qitja ishte në vijë të drejtë, që do të thotë që është kryer me dorën e majtë. Sepse ta kryesh me dorën e djathtë nuk mund të bësh një qitje të drejtë, do të shkonte në një kënd tjetër” tha Dogjani.

Por cili ishte qëndrimi zyrtar i policisë së shtetit?

Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por është vetëplagosur në kokë me armën  tip TT, e cila u sekuestrua  në cilësinë e provës materiale” tha policia. Megjithatë në fund do të jenë ekspertët që do të sqarojnë gjithçka. Efektivi i policisë së shtetit Saimir Hoxha 44-vjeç, baba i dy fëmijëve u përcoll sot për në banesën e fundit./ Abcnews.al