Vrasja në Elbasan dhe ekzekutimet e bujshme të RENEA-s në vite nga Aishta, te Dushi e Kacifas

schedule11:33 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:33 - 25 Shtator, 2020

Në momentet kur policia vendore, FNSH apo ekipet e tjera të policisë nuk ja dalin, gjithnjë thirret RENEA. Forcat Speciale ashtu si në ngjarjen e së enjtes në Elbasan, ku ekzekutuan Lefter Zhidrun kanë neutralizuar me aksionet e tyre ngjarje kritike.

Më 4 tetor të 2015 efektivët e këtij reparti elitë ekzekutuan në bodrumin e shtëpisë ku fshihej prej disa orësh Ruzhdi Aishtën. Ai kishte vrarë komandantin e FNSH së Shkodrës, Simon Gjeta gjatë aksionit për arrestimin e tij. 56 vjecari plagosi një ditë më parë një person.

Për tërë natën, Aishta u mbajt i rrethuar në banesën e tij në fshatin Obot të ri të Shkodrës. Shpesh herë iu bë thirrje për t’u dorëzuar. Nuk pranoi duke iu përgjigjur forcave speciale me zjarr. Rreth orës 7:10 të mëngjesit RENEA vendosi të ndërhynte fillimisht me gaz lotsjellës dhe më pas duke sulmuar në bodrumin ku qëndronte i fshehur. Ministri asaj kohe Saimir Tahiri përgëzoi RENEA-n për këtë aksion.

Më 22 prill 2016 Forcat speciale RENEA vranë Petrit Dushin në fshatin Gziq të Lezhës. Më herët efektivët e këtij reparti kishin dështuar për kapjen e tij. Prej më shumë se 10 vitesh, Petrit Dushi jetonte në arrati, në zonën e thellë malore të Mirditës. Gjatë rrethimit 45 vjecari hapi zjarr. Pas rreth një ore negociatash, RENEA u detyrua të ndërhynte duke eliminuar të shumëkërkuarin, i dënuar me 17 vite burg për vrasjen e bashkëfshatarit

Më 28 tetor të 2018 mbeti i vrarë gjatë shkëmbit të zjarrit Kostandinos Kacifas. Ky person kishte qëlluar në fshatin Bularat në ajër e më pas mbi një patrullë policie. Drejtoria e policisë së Gjirokastrës kërkoi ndihmën e forcave speciale nga Tirana.

RENEA u vu në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa u lokalizua nga forcat speciale. Thirrjes për t’u dorëzuar  ai iu përgjigj duke hapur zjarr me armë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai mbeti i varë.

Më 18 janar të këtij viti RENEA arrestoi në fshatin Hoshtimë të Vlorës të shumë të kërkuarin Xhevahir Jonuzi, i cili ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy personave.  Ai iu përgjigj me breshëri plumbash thirrjes për t’u dorëzuar. Forcat RENEA u kundërpërgjigjen duke e lënë të plagosur në këmbë. db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!