Vrasja për hakmarrje në Kavajë, Softa: Zinxhir që do të pasohet me vrasje të tjera, si mund të ishte parandaluar

schedule18:28 - 22 Maj, 2023

schedule 18:28 - 22 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Kavajës. Arjan Gosa teksa ishte duke pirë kafe me babain tij, u qëllua për vdekje në kokë nga Habi Rexha.

Vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje dhe lidhet me ngjarjen e marsit, kur mbeti i vrarë vëllai i Habibit, Altin Rexha.

I ftuar në një lidhje Skype në “Special Report” në ABC News ka qenë eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i cili fillimisht u shpreh se hakmarrja nuk ishte familjare, por personale.

Softa shtoi se vrasësi ka qenë i qetë dhe i qartë, por sipas tij kjo është një sfidë për organet e rendit sepse në shumë ngjarje të tilla kriminale nuk arrijnë ta kapin autorit menjëherë pas ngjarjes.

Më pas ai u shpreh se ky është një zinxhir, i cili do të pasojë me vrasje të tjera, duke theksuar  se tanimë organet nuk kanë mundësi ta parandalojnë një të tillë, por mund ta bënin këtë menjëherë pas ngjarjes së marsit, nëse do të kishin punuar fort për të gjetur një ekuilibër mes dy familjeve dhe po ashtu të mbaheshin në mbikëqyerje.

Kjo është një vrasje për hakmarrje, e qartë. Personi ka qenë i qetë, ka pasur objektivin e tij. Hakmarrja nuk ka qenë familjare, por personale.

Fakti që është pa maskë dhe dëshmitar okular është i ati, tregon që vrasësi ka qenë e qartë dhe i qetë.

Sfida për organet e policisë është fakt që shumë ngjarje kriminale për motive banale ose jo, personat largohen të qetë dhe më pas vihen në kërkim.

Ky është një zinzhir, që më siguri do të pasojë vrasje të tjera.  Ndaj nëse nga konfliktet e para mund të kishim ndërhyrje të organeve, që të krijohej një ekuilibër mes familjeve, tanimë nuk ka më asnjë shans.

Familjet duhet të mbaheshin në mbikqyerje të policisë” tha Softa.

Eksperti theksoi se ngjarje të tillë vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm, e për rrjedhojë asnjë qytetar nuk ndjehet i sigurtë në këtë vend.

Ditën e sotme u raportua se policia por negocion me familjarët e Rexhës për dorëzimin e tij, por për Softën policia po vepron më shumë vonesë dhe sa më shumë kalon koha aq më e vështirë behet kapja e autorit.

Nëse shërbimet e policisë, nëpërmjet kamerave në akset rrugore do të kenë evidentime, atëherë do të kishim një kontroll më të imtësishëm të qytetit.

Por përderisa ai person largohet nga Kavaja, dihet se nga largohet. Ai ka ikur në drejtim të Durrësit, si është e mundur që nuk mund të evidentohet një automjet i tillë. Duhet të shikohet nëse do të ket bashkëpunëtor të tjerë.

Vendndodhja e tij mund të identifikohet edhe nëpërmjet një telefoni nëse autori ka me vete. Duhet të jenë të rëndësishme edhe raportimet nga pikat kufitare” tha eksperti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!