Vrasja për derrat në Kuçovë, autori u konfliktua fizikisht më pas zbrazi karikatorët mbi pronarin

schedule12:20 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:20 - 17 Dhjetor, 2020

Autori i vrasjes në Kuçovë Vangjel Polovina dyshohet që të ketë zbrazur dy karrikatorë të tërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se në lokalin ku u bë vrasja janë gjetur 62 gëzhoja.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në biznesin ku ka ndodhur vrasja, duket se në tokë ka karrige të rrëzuara dhe të thyera. Kjo skenë lë të kuptohet se para së të merrte kallashnikovin e të qëllonte, mes Vangjel Polovinës dhe Ajet Gunelit ka ndodhur një përleshje fizike.

Si fillim autori dhe viktima ishin ulur për të pirë një kafe, por më pas si duket situata është përshkallëzuar dhe Polovina pas përleshjes fizike ka shkruar në drejtim të furgonit të tij dhe ka marrë armën e zjarrit.

Nga sa bëri të ditur edhe policia, 44-vjeçari dhe viktima kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash Ajet Gunelit, por ankohej se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë.

Mësohet po ashtu se edhe pse ka pasur denoncime për rastin, konfliktet mes të dyve nuk ishin sheshuar. Ndërkohë, banorë të fshatit Goraj janë shprehur për mikrofonin e ABC, se Guneli ishte një njeri shumë i mirë.

“Nuk di asgjë, kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Erdha sepse e kam shok këtë që u vra. E pata parmbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi,” tha një prej miqve të Ajetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!