Vrasja në xhirime, aktori i njohur sulmon Alec Baldwin: Një armë nuk mund të shkrepet vetë

schedule07:54 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 07:54 - 8 Dhjetor, 2021

Aktori John Schneider ka kritikuar Alec Baldwin pas intervistës që dha për rrjetin televiziv ABC. Aktori u shpreh se ndjen neveri ndaj Alec pasi tha se nuk e tërhoqi këmbëzën e armës dhe se nuk ndihej në faj për vrasjen e kineastes gjatë xhirimeve të filmit Rust pak javë më parë.

“Unë mendoj se dikush tjetër është përgjegjës për atë që ndodhi. Nuk mund të them kush është por e di që nuk jam unë. Dua të them, i sinqertë me Zotin, nëse do të ndjeja se isha përgjegjës, mund të kisha vrarë veten nëse do të mendoja se isha përgjegjës. Dhe nuk e them kollaj.“, tha Alec pak ditë më parë.

“Kjo është një përpjekje e dukshme për të fajësuar armën”, tha John për Fox News Digital. “Armët nuk funksionojnë në atë mënyrë. Ata nuk mbushen dhe nuk shkrepen vetë. Kjo është absurde. Jam i tronditur dhe i neveritur nga refuzimi i zotit Baldwin për të treguar ndonjë faj, turp apo pendim për veprimet e tij.“, shtoi më tej ai.

61-vjeçari pohoi se intervista ishte e gjitha e sajuar për të bërë audiencën të ndjejë keqardhje ndaj Baldwin. Schneider vuri në dyshim bisedën duke thënë se nëse shikuesit duhej të “besonin se një armë u shkrep vetë”. “Tre javë më parë, ishte një armë mbështetëse. Katër javë më parë, askush nuk e dinte se si në botë ishte ngarkuar kjo armë e vërtetë në set. Sot, ai nuk e tërhoqi këmbëzën”, shtoi ai. /abcnews.al