Vrasja në Vlorë, digjet një automjet, dyshohet e autorëve

schedule22:05 - 21 Maj, 2021

schedule 22:05 - 21 Maj, 2021

Krimi tronditi mbrëmjen e sotme sërish Vlorën, ku një person u ekzekutua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pranë një servisi në zonën e Skelës.

Viktima është identifikuar si Delion Troqe, 35 vjeç. Drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi. I riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, siç raporton gazetari Elton Nika një automjet është gjetur duke u djegur në Sherishtë të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Audi” është përfshirë i tëri në flakë dhe po punojnë zjarrfikëset për ta shuar.

Lexo edhe: Si ndodhi vrasja në Vlorë, breshëri kallashnikovi në drejtim të një servisi

Dyshohet që automjeti të jetë i autorëve, skenar ky i përdorur në shumë ngjarje kriminale në vend. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve. Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. g.v/abcnews.al