Një ngjarje e pazakontë ndodhi brenda kësaj qendre interneti në qendrën e Vlorës.
Dy persona janë konfliktuar fillimisht me fjalë, por më pas në konflikt fizik ku 33-vjeçari Rei Meta e ka qëlluar dy herë me grusht Armando Meshaun 55 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur disa orë më pas nga policia në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi mesditën e të hënës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të qytetit në një kancelari.
Aty Armando Meshau me profesion inxhinier ndërtimi ishte duke printuar disa dokumente dhe ka nisur të konfliktohet me një person tjetër i cili ishte në të njëjtat ambiente.
Debati verbal dhe me fjale fyese u përshkallëzua deri në dhunë fizike mes te dyve.
Si pasojë e goditjeve me grushte 55-vjeçari dyshohet të jetë rrezuar në tokë ku ka përplasur kokën në një prej bordurave të kancelarisë.
Për shkak të plagëve të marra Armando Meshau ndërroi jetë në vendngjarje.
Afro tre orë pas ngjarjes policia njoftoi se arrestoi në zonën e Lungomares autorin.
Dyshohet se konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur për pronësinë e një apartamenti.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të biznesit ku ndodhi vrasja me qëllim zbulimin e dinamikës së ngjarjes./abcnews.al