Vrasja në Tiranë: Dëshmitarët panë dy persona të largoheshin me shpejtësi, ngrihen pika kontrolli në kryeqytet

schedule12:51 - 4 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 4 Qershor, 2021

Mësohen detaje të reja nga vrasja që ndodhi mesditën e së premtes në mes të Tiranës. Gazetarja Xhensila Kodra duke raportuar nga vendi i ngjarjes bën të ditur se dyshimet e para të policisë janë që ngjarja ka ndodhur për probleme familjare.

Autori Mexhit Picari ka qëlluar me breshëri në drejtim të Kudret Salijës, pasi ky i fundit ndodhet në proces divorci me vajzën e tij. Dyshohet se në vendin e ngjarjes është qëlluar të paktën 10 herë, 5 plumba mbi viktimën dhe një ka lënë të plagosur avokatin e viktimës, Adriatik Cama.

Salija dhe avokati i tij ishin ulur tek një lokal pranë Gjykatës së Tiranës në momentin që autori është afruar dhe ka hapur zjarr. Ish-dhëndri ka ndërruar jetë në vend, kurse avokati Cama është dërguar drejt Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, mes tyre edhe një i mitur që dyshohet të jetë i afërm i autorit. Sipas dëshmitarëve pas ngjarjes dy persona janë larguar me automjet, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Vrasja ka ndodhur përpara se palët të paraqiteshin në seancën gjyqësore. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!