Vrasja në Sukth, 37-vjeçari ishte nën hetim në Holandë për trafik droge

schedule15:07 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:07 - 27 Shtator, 2023

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e 37-vjeçarit, Fatjon Dervishi në Sukth të Durrësit, ngjarje e ndodhur në mesnatë.

Nga verifikimet e deritanishme të kryera nga policia shqiptare në koordinim me homologët holandezë, mësohet se Dervishi ka qenë nën hetim në Holandë për trafikim të lëndëve narkotike.

Në lidhje me vrasjen, policia ka shoqëruar 7 persona, të cilët i ka marrë në pyetje, për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkaq, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” , janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte 37-vjeçari dhe 2 celularët e tij, teksa vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!