Prishja e martesës së motrës së dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj dyshohet të jetë bërë shkak i vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj mëngjesin e 5 Janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Sipas policisë së Shkodrës, nga hetimet dyshohet se 33 vjeçari Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
29-vjeçari Arjon Hasaj, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me Matajn për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.
Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit./abcnews.al