Vrasja në Shkodër, autori hyri në lokal i vetëm, “shoku” me maskë e priti jashtë

schedule21:22 - 13 Shkurt, 2022

schedule 21:22 - 13 Shkurt, 2022

Vrasja e Prekë Tonajt në në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ishte planifikuar mirë nga porositësi. Gazetari i Abc Simon Shkreli mëson se 2 kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në vrasje. Njëri ka hyrë në lokalin ku ishte ulur viktima kurse bashkëpunëtori i tij po e priste jashtë i maskuar.

Autori ende i paidentifikuar ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi rreth orës 19:15 të kësaj të diele.

Tonaj ishte punonjës i Ujësjelljës-Kanalizimeve në Shkodër. Dyshimet e para janë se pas motiveve të vrasjes fshihet hakmarrja. Në 2011 Tonaj u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë, pas dyshimeve se po planifikonin të kryenin në vrasje.Bashkë me të në pranga ra dhe babai i tij.

/abcnews.al