Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet vrasësi i 36-vjeçarit në Vlorë/ Bertil Alliaj u arrestua pranë vendit të krimit në Gjorm

schedule07:44 - 2 Nëntor, 2025

schedule 07:44 - 2 Nëntor, 2025

Pesë orë pas vrasjes së 36-vjecarit Dalan Alliaj në Vlorë, autori i krimit është vënë në pranga në një zonë malore pranë vendit të ngjarjes në fshatin Gjorm.

Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin ku ndodhi krimi, ishte larguar në zonën malore por pas rrethimit nga policia, është arrestuar bashkë me armën e krimit pas mesnate. Ai rezulton i dënuar me 35 vjet burg për vrasje në rrethana cilësuese në atë që njihet si masakra e Colës në vitin 2015 ku mbetën të vrarë tre persona.

Motivi i vrasjes se 36-vjeçarit Dalan Aliaj mbetet ende i paqartë ndërkohë që viktima kishte një biznes në Levan të Fierit dhe ishte pa precedent penal.

Policia tha se vrasja e 36-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 20.00 nga Bertil Alliaj, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta. I riu Bertil Alliaj mësohet se është i afërm i viktimës.

Autori i dyshuar është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta thotë.

“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”, ka pohuar ai përpara oficerëve të policisë.

Banoret thonë se nuk e kishin pare autorin në zonë.

Gjate arrestimit policia ka sekuestruar armen e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, së bashku me 10 fishekë. Ne vendin e ngjarjes policia sekuestroi 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!