Abc zbardh shkakun e vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari, në Gështenjas të Pogradecit.
Mësohet se viktima kishte vendosur disa tuba në një kanale kullues në një tokë shtetërore.
63-vjeçari Fatmir Manellari, autori i vrasjes edhe pse nuk banon pranë kësaj rruge u konfliktua me 65 vjeçarin, pasi nuk ishte dakord që ai të vendoste tuba, pasi kishte frikë se për shkak të tubave shtëpia e tij mund të përmbytej gjatë dimrit.
Pas debatit 63 vjeçari me probleme të shëndetit mendor e goditi disa herë me thikë viktimën duke i marrë jetën.
Viktima Safet Hyskollari kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA, ndërsa kishte kishte vetëm një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.
Që nga rikthimi në fshat viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin. Autori dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë.
Kjo shpjegon edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici.
Kokflikti ka ndodhur dje pasi viktima kishte vendosur disa tuba në kanalin kullues në një tokë shtetërore, që nuk i përkiste asnjërit prej tyre.
Autori pasi e kanë njoftuar të afërmit, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.
Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam ai pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai.
Sakaq Abc mëson se autori, Fatmir Manellari, i cili është në kërkim nga Policia e ka vrarë viktimën në derën e shtëpisë për shkak pronësie.
Fatmir Manellari është ende në kërkim.
Forcat e policisë të Komisariatit të Pogradecit si dhe Forcat Shqiponja janë vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të zonës.
Gjithashtu policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zonës.
Policia nuk ka gjetur as thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij.
/abcnews.al./