Karrige kokës pastaj u përdor arma, gjithçka ndodhi para vrasjes në Peqin

schedule15:21 - 8 Qershor, 2021

schedule 15:21 - 8 Qershor, 2021

Nga Aldo Kozarja

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët  debatonin gjithmonë për ngjarjen banale.

Sot ishte sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hënë në ketë lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashalin. Janë zënë për disa minuta me karrige.

36 vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 4 herë me armë pistoletë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

Dëshmitarët i thanë ABC se, pas krimit, autori u larguar qetësisht për në shtëpi ku dhe u arrestua nga policia.

Banorët e fshatit Gjonçaj në Peqin ndihen të pasigurt. Ata komentojnë me frikë ngjarjen por dhe krimet e fundit që kanë ndodhur në vend. m.v/abcnews.al