Vrasja në Ndroq, burg për autorin/ Gjykata lë në qeli Julian Gjoshin. Akt ekspertimi psikiatrik

schedule13:28 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 13:28 - 5 Dhjetor, 2024

Arrest në burg caktoi Gjykata e Tiranës për Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas të dielën në Ndroq. Gjykata vendos që 27 vjeçarit ti bëhet dhe ekspertim prikiatrik ndërsa mbrojtja pretendon se i akuzuari për vrasje me paramendim ka varësi nga droga, Julian Gjoshi, autori dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas të dielën në një restorant në zonën e Ndroqit nuk mbajti asnjë qëndrim para gjykatës së Tiranës e cila caktoi masën e sigurisë arrest me burg. 27 vjeçari akuzohet nga prokuroria për vrasje me paramendim të 50 vjeçarit.

Në deklarimet paraprake Gjoshi që e kreu krimin teksa ishte në shërbim prove për armbajtje pa laje, është shprehur se e qëlloi Dedjan pasi ky i fundit e ofendonte vazhdimisht. Gjykata pranoi edhe kërkesën e mbrojtjes për të kryer një ekspertim psikiatrik për 27 vjeçarin pasi sipas avokatit të tij ai është një përdorues i rregullt i drogës dhe është i regjistruar në repartin e toksikologjisë.

Gjoshi që njihet si kunati i të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri u vetëdorëzua të hënën në policinë e Tiranës ndërsa automjetin e tij e braktisi pas ngjarjes pranë shkëmbit të kavajës. Emri i tij doli në bisedat e zbardhura në SKY EÇ ku Altin Hajri i kërkoi ndërhyrje deputetit socialit Jurgis Çyrbja për të shpëtuar nga përgjegjësia penale pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!