Vrasja brenda lokalit në Ndroq/ Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi ishin në tavolina të ndara, 50 vjeçari iu afrua, 27 vjeçari e qëlloi dy herë

schedule19:23 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 19:23 - 1 Dhjetor, 2024

Detaje të tjera mësohen në lidhje me vrasjen e Alfred Dedjas këtë të dielë në një lokal në Ndroq nga 27 vjeçari Julian Gjoshi.

Gazetari Ervin Leka raportoi në një lidhje live se ngjarja ka ndodhur brenda lokalit, ku Dedja dhe Gjoshi kanë qenë të ulur në tavolina të ndara.

Ka qenë Dedja që i është afruar 27 vjeçarit, me të cilin është konfliktuar. Më pas, Gjoshi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Të dy personat kanë qenë në tavolina të ndara. Ka qenë viktima që është afruar në drejtim të 27 vjeçarit dhe mes tyre ka nisur një konflikt. Gjoshi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Dy plumba e kanë kapur në pjesë të trupit, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, raportoi Leka.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e prishjes së pazareve të drogës. 27 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2021, ai u kap me armë në makinë, dhe kunati i tij Altin Hajri, gjithashtu me precedentë penalë, i ka kërkuar ish deputetit Jurgis Çyrbja për ta liruar nga burgu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!