Vrasja në mes të Vlorës, policia jep detajet

schedule14:51 - 3 Mars, 2021

schedule 14:51 - 3 Mars, 2021

Vlora është tronditur mesditën e sotme nga një vrasje me breshëri plumbash shumë pranë qendrës së qytetit shumë pranë rrugës “Transballkanike”.

Burime bëjnë me dije për ABC se një person është ekzekutuar me armë zjarri nga një i ri i cili ka dalë nga një makinë dhe ka qëlluar drejt 31-vjeçarit me iniciale T.GJ. Ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!