Vrasja në Lezhë, zyrtari i policisë: Dyshohet për hakmarrje, po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorit

schedule19:41 - 19 Korrik, 2023

schedule 19:41 - 19 Korrik, 2023

Pasdite e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetas Nikolin Marku (Lekstakaj”.

42-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje sapo doli nga marketi, ndërsa piste e vetme ku dyshohet është ajo e hakmarrjes.

LEXO EDHE: Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, identifikohet viktima: Vrasja dyshohet për gjakmarrje

Fisi Lekstakaj prej gati 3 dekadash është në hasmëri me fisin Nikulaj. Kujtojmë që vetëm 3 muaj më parë u vra në lokalin e tij, Ardian Nikulaj.

Drejtori i Policisë vendore Lezhë, Alfred Elezi ka folur për mediat pas ngjarjes duke u shprehur se sapo janë njoftuar, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur hetimor.

Deri më tani edhe sipas zyrtarit dyshohet gjakmarrja, por ende nuk ka një pistë zyrtare, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Balldren, pranë një marketi është vrarë me armë zjarri shtetasi, Nikolin Marku (Lekstakaj).

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur grupi hetimor dhe në kordimi  me prokurorinë e rrethit gjyqësor po punohet për dokumentim e plotë të rastin dhe për identifikimin e autorit.

Akoma nuk kemi asnjë pistë, por dyshojmë për hakmarrje. Po kryhen veprimet dhe sigurohet të gjitha provat” u shpreh ai.r.t/abcnews.al