Vrasja në Lezhë, kapet 50-vjeçari

schedule13:27 - 19 Qershor, 2019

schedule 13:27 - 19 Qershor, 2019

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e krimit që ndodhi paraditen e kësaj të enjte. Ai vrau mikun e tij pas konfliktin për barin e kositur.

Autori që vrau mikun e tij për një karrocë bar u arrestua disa orë pas ngjarjes. Për kapjen e Tonin Gjinit, 50 vjeç, ndihmuan dhe familjarët që negociuan me policinë.

Ai ishte fshehur në zonën e thellë të Kashnjetit të Lezhës, aty ku dhe banonte. Bashke me vrasësin u gjet edhe arma e krimit, kallashnikov. Gjini akuzohet për vrasje me paramendim të Gjin Markut, 64 vjeç.

Mësohet se autori i kishte kërkuar barin e kositur viktimës, por ai nuk ka pranuar.

Refuzimi ka nxitur konfliktin midis palëve dhe paraditen e kësaj të mërkure, 50-vjeçari shtiu me kallashnikov ndaj Gjonit, i cili ishte në fushë duke mbledhur barin bashkë me disa punëtorë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!