Vrasja në Lezhë, hakmarrje për Ardian Nikulajn? Çfarë deklaruan familjarët pas ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin

schedule10:33 - 20 Korrik, 2023

schedule 10:33 - 20 Korrik, 2023

Ndonëse ende nuk ka asnjë pistë konkrete, policia dyshon se vrasja e Nikolin Lekstakaj është kryer për hakmarrje. Dyshimet paraprake lidhen me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua me disa plumba disa muaj më parë teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Policia zbardhi vrasjen dhe vuri në pranga shtetasit e huaj të përfshirë. Sipas policisë, porositësi dhe organizatori i vrasjes ishte Edmond Haxhia. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997, nisur nga një vrasje të ndodhur asaj kohe.

Pak ditë pas vrasjes së Nikulajt, familjarët e këtij të fundit pranuan që të falin gjakun duke thënë se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre dhe se i vetmi që duhet të mbajë përgjegjësi është Edmondi, duke u dhënë kështu mundësinë për të mos qëndruar të ngujuar.

Si ndodhi vrasja e Nikolin Lekstakajt?

Lekstakaj sapo kishte dalë nga marketi kur është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Gazetari Gjergj Figuri raporton se lëvizjet e 42 vjeçarit, që pas kthimit nga Anglia, ishin shumë të kufizuara dhe se dyshohet se atentatorët e survejonin prej kohësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!