Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vrasja në Lezhë, dyshohet konflikt familjar”/ Konfliktet në shkolla, Softa: Çdo muaj denoncohen mbi 13 raste

schedule23:46 - 3 Tetor, 2025

schedule 23:46 - 3 Tetor, 2025

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në ‘Ora e Fundit’, komentoi ngjarjet e fundit të aktualitetit të cilat kanë tronditur opinionin publik. Një 65 vjeçar u gjet i vdekur në Hidrovorin e Tales mbrëmjen e sotme, ku sipas Softës pista kryesore mund të ketë qenë ndonjë konflikt familjar pasi sipas informacioneve ky person ka urdhër mbrojtje.

“Mund të ketë disa pista të mundshme, ku kryesorja mund të jetë ndonjë konflikt familjar. Mund të jetë edhe grabitja ku personi ka rezistuar, ndonjë hakmarrje apo borxhe. Nga disa të dhëna rezulton se ai ka pasur një urdhërmbrojtje nga djali i tij, por i takon grupit hetimor të shoh sinjalin e fundit të celularit të tij, dëshmia nga vajza, apo pamjet filmike.”

Më tej, Softa komentoi ngjarjet kriminale në shkolla ku së fundmi disa të rinj janë konfliktuar me thika në Kamëz. Sipas tij, dhuna tek adoleshentët po rritet ndjeshëm ku çdo muaj denoncohen 13 raste.



“Dhuna te adoleshentët po rritet në mënyrë intensive, ku kemi pasur dhe humbje jete. Këto tregojnë se siguria në shkolla është problem shqetësues. Nuk duhet të largohemi nga përgjegjësia e shkollës dhe pse sherret kanë ndodhur jashtë ambienteve.

Dhuna ka qenë në formën e grupit. Çdo muaj denoncohen mbi 13 raste konfliktesh. Masat e sigurisë nuk sjellin parandalim dhe masat edukuese mungojnë në shkolla përsa kohë fëmijët kanë dalë jashtë orës së mësimit. Mungon kontrolli për armët e ftohta në shkolla.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!