Vrasja në Laprakë, arrestohet një nga bashkëpunëtorët e të dyshuarit

schedule12:05 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 12:05 - 28 Dhjetor, 2018

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprakë, ku humbi jetën një 17 vjeçare dhe u plagos shoku i saj. Burime nga policia bënë të ditur se ai është Ronald Muzhaqi. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkaq vazhdon ende të jetë në kërkim i dyshuari kryesor për vrasjen, një 19 vjeçar nga Puka.  Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt banal mes tij dhe 23-vjeçarit Benga, që mbeti i plagosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!