Detaje të reja dalin nga vrasja e 37-vjeçarit Ajet Guneli në fshatin Goraj të Kuçovës. Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon 20 plumba kallashnikovi në trupin e viktimës, i cili ndodhet ende në morgun e Beratit.
Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit.
Lexo edhe: Pronari erdhi nga Anglia dhe i kërkoi paratë e qirasë, si nisi sherri në kafe, u mbyll me plumba
Burime nga Morgu konfirmojnë se ata janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për ta marrë trupin e tij. Po ashtu, burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov që është edhe arma e krimit.
Burimet konfirmojnë edhe rezultatet e mjekësisë ligjore. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima Ajet Guneli kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm për pasojë, sipas raportit të mjekësisë ligjore, Guneli ndërroi jetë në vend.
Kujtojmë se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga 44-vjeçari Vangjel Polovina, si autor i dyshuar. s.b/abcnews.al/