KOSOVË- Katër persona janë arrestuar në Kosovë, si autorë të dyshuar për vrasjen e sotme në Malishevë. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, është konfiskuar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në krim.
“Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Elezaj/abcnews.al