Një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi vendin ishte vrasja e 31 vjeçares Etleva Kurti, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri në oborrin e banesës së saj. Burimet për ABC News kanë bërë me dije se dyshohet se 31 vjeçarja është ekzekutuar për hakmarrje pasi vëllai i saj ka kryer një vrasje disa vite më parë.
Dyshimet janë se e reja mund të jetë vrarë nga Dan Hutra, pak kohë më pas pasi vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera në Paskuqan. Fqinjët e 31 vjeçares kanë folur për mediat duke thënë se kanë dëgjuar tre herë duke qëlluar me armë. Fqinji thotë se vëllezërit e saj janë larguar jashtë për shkak të hasmërisë.
“Ka qenë një makinë e zezë. Kemi dëgjuar tre kërcitje me armë dhe asgjë më tepër. Kanë pasur hasmëri. Vëllai i vajzës është dënuar me burg për jetë. Kanë ikur vëllezërit e saj. Kishte mbetur vetëm kjo me nënën”, ka thënë fqinji për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme që tronditi opinionin publik. /abcnews.al