Ky është momenti kur trupi i pajete gjyqtari Astrit Kalaja transportohet tek Insitituti i Mjekesise Ligjore, i cili eshte shoqëruar me forca të shumta të efektivëve ‘Shqiponja’.
Kryeqyteti u trondit mesditën e sotme nga tre të shtëna me armë zjarri në sallën e Gjykatës së Apelit, të cilat i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja. Fatkeqësisht, gjykatësi nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Një çështje gjyqi lidhur me një pronë në qytetin e Shkodrës u bë shkak i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që xhaxhai i autorit, të identifikuar si Elvis Shkëmbi, e kishte paralajmëruar vetëgjyqësinë në vitin 2023.
Sakaq, dy persona të tjerë nga pala tjetër në çështjen gjyqësore mbetën të plagosur, babë e bir të cilët janë të Trauma jashtë rrezikut për jetën.

