Vrasja në Elbasan, reagon policia, identifikohet autori

schedule22:31 - 17 Gusht, 2022

schedule 22:31 - 17 Gusht, 2022

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku, 30 vjeç.

Lexo edhe: Ekzekutohet me armë një person në Elbasan

Ekzekutimi i Ulqinakut ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa dyshohet se Horgito Peqini , ishte ai që ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi H.P, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!