Vrasja në Elbasan, Rama: Dëshpërimi i humbësve nuk do të na bëjë të humbasim qetësinë

schedule18:05 - 21 Prill, 2021

schedule 18:05 - 21 Prill, 2021

Me një mesazh për kundërshtarët politikë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së aktivistit të PS-së, Pjerin Xhuvani mesditën e sotme në Elbasan.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do i bëjë socialistët të humbasin durimin, qetësinë dhe besimin se 25 Prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve.

Sipas tij, ky bashkim do e ngjisë Shqipërinë në majën e merituar dhe do ndëshkojnë forcat që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, shkruan Rama./mv.abcnews.al