Vrasja e Xhuvanit, policia sqaron zyrtarisht çfarë ndodhi sot në Elbasan

schedule16:24 - 21 Prill, 2021

schedule 16:24 - 21 Prill, 2021

Më shumë se 2 orë pas ekzekutimit që tronditi sot Elbasanin, policia ka reaguar duke sqaruar versionin zyrtar të ngjarjes ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën  4 të plagosur. Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” gjatë një konflikti u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën tre persona të tjerë;

Emiljan Prenga 39 vjeç
Pavlo Vuksani 50 vjeç
Eltjon Bodinaku 32 vjeç

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xhensila Sota. Menjëherë pas ngjarjes, policia thotë se është arrestuar autori Arbër Papleka, ish-punonjës police, ndërsa vijon puna për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes” deklaron policia.

Policia e Elbasanit nuk jep shumë detaje për atë që parapriu ngjarjen e rëndë sot në Elbasan përpara njërës nga zyrat elektorale të PD-së në Elbasan, ndërsa viktima Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së disa vite më parë, tashmë ishte pjesë e PS-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!