FOTO/ Vrasja në Elbasan, kush është “Ili” i skeduar për heroinë e kokainë

schedule17:41 - 20 Korrik, 2020

schedule 17:41 - 20 Korrik, 2020

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mesditës së kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vdekur Emiljano Ramazani, 39 vjeç.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “28 nëntori” të këtij qyteti.

LEXO edhe: Ekzekutimi i 39-vjeçarit në Elbasan: Gjendet i djegur 1 automjet, dyshohet të jetë i autorëve

Viktima është identifikuar si Emiliano Ramazani 39-vjeç me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Abcnews.al ka siguruar edhe foto të viktimës.

 

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se në ekzekutimin e Ramazanit janë përfshirë 2 persona.

LEXO edhe: VIDEO/ Ekzekutohet 39-vjeçari në Elbasan, policia jep detajet e para

Emiliano Ramazani është një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017,  gjatë operacionit  “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!