Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke dhënë para

schedule08:26 - 22 Prill, 2021

schedule 08:26 - 22 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur sërish për ngjarjen që tronditi vendin dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Kandidati i PD-së, Bardhi tha ndër të tjera në emisionin “Opinion”, se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta. Bardhi ka shpjeguar më tej se ekziston një strukturë e Partisë Demokratike e ngritur për të mbrojtur votën. Në këtë strukturë sipas tij ka ish-policisë të armatosur.

“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi

I pyetur se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij. E.L/abcnews.al/