EMRI/ Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës, arrestohet pas tre muajsh autori i dyshuar

schedule09:46 - 6 Janar, 2021

schedule 09:46 - 6 Janar, 2021

Pas më shumë se tre muajsh nga vrasja e 39-vjeçarit Armando Baboçit në Durrës, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje. Sipas bluve në pranga është vënë Enrik Gjini, 25 vjeç, banues në Durrës. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja: Më 18 shtator të vitit të kaluar përplasja nisi mes dy familjeve Tatozi dhe Baboçi. Fillimisht djali i Armando Baboçit, Erald Gjini qëlloi me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi, shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra.

Në këtë moment në ndihmë të djalit ka shkuar i ati, Armando Baboçi, që më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali pranë vendit të ngjarjes dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatozi. Babë e bir u dërguan me shpejtësi në spital, por i ati fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e marra./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!