Vrasja në burgun e Peqinit/ Kulla: Indrit Shaqjan e kam pasur shok klase, ngjarje shumë e rëndë

schedule21:20 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 21:20 - 15 Dhjetor, 2023

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka komentuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau në qeli Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Ai ka zbuluar se këtë të fundit e ka pasur shokë në shkollën fillore.

Sipas Kullës, kjo ngjarje e rëndë është si në filmat e Netflix.

“Ka ndodhur sot pasdite. Ata kanë qene të dënuar njëri me 32 vjet dhe të tjerët të dënuar me burgim të përjetshëm. Nuk ka pasur asnjë plagosje të policisë. Sokol Mjacaj ka marrë pistoletën dhe ka vrarë me tre plumba një të burgosur tjetër, që ka qene i dënuar me 32 vjet, pasi ka bërë një vrasje në Londër. E ka vrarë me tre plumba në burgun e Peqinit. Është plagosur dhe një djalë nga Shijaku, Indrit Shaqja ka qene shokë i shkollës sime fillore. Ky është burgosur për një grabitje në Durrës. Kjo është një ngjarje e rëndë. Flitet për hakmarrje dhe ka 6 të vrarë mes dy fiseve. Është si në filmat e Netflix”, u shpreh eksperti i sigurisë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!