Vrasja në burgun e Peqinit/ Fehmi Sufaj: Është ngjarje e rëndë, por e rrallë. Janë shtuar kontrollet në burgje

schedule23:37 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 23:37 - 18 Dhjetor, 2023

TIRANË- Zëvendësdrejtor i Burgjeve, Fehmi Sufaj foli për ngjarjen e rëndë në Peqin. I dënuari përjetë, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin, ndërsa plagosi dhe një tjetër duke krijuar terror në burgun e sigurisë së lartë.  Ai tha se ngjarja ishte shumë e rëndë.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit”, Sufaj theksoi se drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe drejtori i burgut të Peqinit kanë negociuar për mbi një orë me të dënuarin, i cili kishte pas krimit ishte vendosur në një ambient, që shërbente për takimet e të burgosurve me të dënuarit.

“Ishte një ngjarje e rëndë si për burgjet dhe për sigurinë.  Është ngjarje e rendë, por nga ana e frekuencës është e rrallë, sepse rrallë ndodhin ngjarje të tilla. Personi pasi kreu aktin u fut në një nga ambientet, qe ishte për vizitat e familjarëve, dhe aty  drejtori i përgjithshëm dhe drejtoi i burgut të Peqinit për mbi një orë biseduan me personin, duke i treguar edhe pasojat që do kishte nëse nuk dorëzohen”, tha ai.

Ai theksoi se Sokol Mjacaj ndodhet i izoluar në sistemin “41 bis” dhe është në dispozicion të drejtësisë. Po ashtu, Sufaj shtoi se arma e krimit dyshohet se ka hyrë në burg në formë të sofistikuar, duke i shpëtuar kontrollit rutinë.

Sokol Mjacaj, është në regjim të posaçëm dhe në dispozicion të drejtësisë dhe në masa të sigurta.  Nga informacionet, arma ishte pistoletë me mulli me gjashtë fishekë, dhe për sa i përket motiveve, mënyrës së futjeve të armës është një proces nën hetim të plotë dhe kam besim se do të zbardhet. Futja e armës ka qenë aq e justifikuar pasi kontrolli rutinë e ka pasur të pamundur për ta kapur. Arma mund të jetë futur në një periudhë edhe menaxhimi i sigurisë ndoshta jo në nivelin e kërkuar. Burgjet kanë sistemi të qëndrueshëm kontrolli. Mund të ketë raste që këto mund të pësojë defekte. Mënyra e futjes së armës mendoj se ka qenë shumë e sofistikuar dhe kontrollet  rutinë nuk e kanë kapur këtë gjë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!