Florenc Doka do të jetë drejtori i ri i burgut të Peqinit. Ai do të zëvendësojë Kamber Hoxhën, i cili u arrestua pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Gazetarja e ABC Neës, Edisona Skënderi raporton se emërimi i Dokës në këtë post është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë ditës së djeshme.
Kamber Hoxha së bashku me 10 të tjerë u lanë në burg pas vrasjes që tronditi vendin. Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të premten e kaluar të dënuarin Arben Lleshi ndërsa plagosi Indrit Shaqjan. Ky i fundit u vu zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Elbasanit nën dyshimin se ka bashkëpunuar me Mjacan për vrasjen.
Shaqja ka deklaruar se kishte marrë dy letra, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë, për të vrarë Lleshin. “Do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ti ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord na kthe përgjigje me letër”, ka thënë Shaqja para autoriteteve./abcnews.al