Vrasja në burgun e Koridhalo/ I dënuari i përjetshëm, Xhuliano Halili merr përsipër krimin

schedule21:17 - 26 Qershor, 2024

schedule 21:17 - 26 Qershor, 2024

42-vjecari Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri këtë të mërkurë në burgun e Koridhalos. Halilit i është gjetur një thikë kuzhine me të cilën dyshohet se kreu krimin. Policia ndërkohë po heton se ku e gjeti thikën 41-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë. Sipas te dhënave paraprake, sherri ka nisur për temperaturën e kondicionerit.

Ajo që është e cuditshme, është fakti që në vitin 2018, Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke. Xhuliano Halili i njohur ndryshe si “Niko”, akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishtë porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh.

Halili mësohet se pasi kishte qëlluar me ciftë në kokë. Më pas, e kishte therrur në fyt djalin e mitur të tij. Halili mësohet se është autor edhe i dy vrasjeve të tjera me pagesë, në vitin 2008 dhe 2009, ku viktima të tij ishin dy shtetas grekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!