Vrasja me armë zjarri në Fier, identifikohet viktima

schedule11:26 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 11:26 - 7 Dhjetor, 2023

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur pak minuta më parë në Fier. Viktima është identifikuar si Elton Javori, 41 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “16 prilli”.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./abcnews.al